Një familje që ka bërë histori

Thuhet se një foto vlenë më shumë se njëmijë fjalë. Kjo është një foto shumë e vjetër, e dërguar nga Gafurr Hafije Shala, ku shihet një familje e njohur nga Bresalci, e cila shkaku i dhunës serbe, largohet për në Shqipëri, rreth viteve `30-të shekullit të kaluar.

Kjo është familja Hasani dhe pjesa tjetër është familja Dulaku, po ashtu nga Bresalci.

Familja Hasani janë kthyer në Kosovë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova dhe Shqipëria ishin një.

Ata gjithmonë janë trajuar si emigrantë dhe janë konsideruar të rrezikshëm për pushtetin jugosllav.

Familja Hasani ka lidhje miqësie (janë nip e dajë) me familjen Sherifi në Vërbicë të Zhegocit, konkretisht me familjen e Sefë Sherif Sherifi, të lagjes Alibabaj.

Në foto: nga majta: Abdullah Dulaku, Shaban Dulaku, Rifat Hasani, Sadri Dulaku, zonja Hajrije me Ymerin në prehër dhe zonja Zade me Hafijen e vogël, vajzën e Zeqir Hasanit./mediafokus.info