Ambasada Amerikane: Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA është më e fortë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka përshëndetur zyrtarizimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta”, ka shkruar ambasada në llogarinë e saj në Facebook./Mediafokus.info/