23 prindër në Kamenicë që refuzuan t`i çojnë fëmijët në shkollë do të përballen me gjyqin

23 prindër në Kamenicë do të përballen me gjyqin për shkak se nuk i dërguan fëmijët e tyre në shkollë.

Arsim Thaçi është njëri prej tyre që janë dërguar në gjykatë nga Drejtoria e Arsimit ne Kamenicë. Seanca ndaj tij është shtyrë pasi Thaçi ka kërkuar përjashtimin e gjykatësit të rastit, njofton kamenicapress.

Arsim Thaçi ka deklaruar se ka marrë një thirrje nga Gjykata, por në thirrje nuk ka qenë e cekur arsyeja pse duhet të paraqitem ne gjykate

‘Unë kërkova që gjykatësi kryesor të ndërprejë seancën, të përjashtojë gjykatësin e procedurës, me arysetmin se në Kamenicë ka mjaftueshëm gjykatës’, ka thënë Thaçi.

Ai e konsideron selektiv padinë, derisa thotë se ka të tjerë që nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë, por ndaj trtre nuk ka procedurë në gjyq.

‘Unë konsideroj që kjo është një hakmarrje e pshtetit komunal, e kryetarit Kastrati ndaj neve si komunitet, ngase Komuna e ka bërë një marrëveshje për ndërprerjen e reformës në tri fshatra, Koretin, Topanicë e Petroc”, deklaron ai, duke shtuar se përgjegjësia në radhë të parë duhet të bie mbi atë që e ka nisur dhe nuk e kryen këtë punë.