Kush është 42-vjeçari që u ekzekutua sot në këtë qytet shqiptar?
42-vjeçari Shkëlzen Kastrati është personi që ka mbetur i vrarë pak minuta më parë në Sheq të Fierit brenda makinës së tij.
Mësohet se ai udhëtonte me një automjet Benz ML me targa AB 871 AN dhe dyshohet se e ka ndjekur një automjet tjetër dhe te rrethrrotullimi në Sheq të Fierit është përplasur me një mjet tjetër.
Autori ka zbritur nga makina dhe dyshohet se e ka qëlluar vetëm njëherë me një plumb në kokë dhe është larguar me shpejtësi me automjet, shkruan gazeta shqip.