Ambasada e Zvicrës: Në Reçak janë kryer krime masive kundër shqiptarëve

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (HLC Kosova), ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ditë më parë ka deklaruar se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Përmes një reagimi, Ambasada e Zvcirës vlerëson se në Reçak janë kryer krime masive kundër civilëve shqiptarë, më 15 janar 1999.

“Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë përkrahin reagimet e fuqishme dhe të qarta kundër deklaratës së bërë nga presidenti Vuçiq që mohoi krimet në Reçak. Më 15 janar 1999 në fshatin Reçak janë kryer krime masive kundër shqiptarëve, shumica e të cilëve ishin civilë të paarmatosur”, thuhet në reagimin e ambasadës zvicerane.