Amela Deari bëhet kardiologia e parë shqiptare në Tetovë

Dr. Amela Deari, e lindur më 30 janar 1992 në Kavajë, ka përfunduar me sukses provimin specialistik në kardiologji, duke u bërë kështu kardiologia e parë shqiptare në qytetin e Tetovës, ku ajo është e martuar, shkruan tetovasot.

Ajo kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në Kavajë, ndërsa studimet për mjekësi i përfundoi në Tiranë.

Pas martesës me mjekun Dr. Fitim Deari, u vendos në fshatin Sedllarcë e Epërme në Tetovë, ku vazhdoi specializimin në degën e kardiologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.

Me përfundimin me sukses të specializimit, Dr. Deari tashmë ushtron profesionin e saj në spitalin shtetëror në Tetovë, duke sjellë një kontribut të ri dhe të rëndësishëm në shërbimin shëndetësor.

Ky sukses përbën një moment historik dhe frymëzues për vajzat dhe gratë shqiptare që synojnë karrierë në mjekësi dhe shkencë.