Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve
Arbër Ismajli, nënkryetar i komunës së Gjilanit ka rikujtuar fjalët e ish-presidentit amerikan, Wilson, të thëna para më shumë se një shekulli, se Amerika e ka për detyrë t`i përgjigjet thirrjes së shqiptarëve.
Po të mos kishte qenë asokohe Amerika dhe presidenti Wilson, sot zor se do të kishte shtet shqiptar.
Ky është postimi i Arbër Ismajlit:
Sa kuptimplotë është të rikujtosh sot, një shekull më vonë, atë që presidenti Wilson e tha ato ditë në Paris në lidhje me thirrjet e shqiptarëve.
Amerika e ka për detyrë të pranojë thirrjet e shqiptarëve, të cilët kërkojnë ndihmë, njëlloj sikurse kapiteni i anijes e ka për detyrë t’i përgjigjet sinjalit “SOS” dhe t’i ofrojë ndihmë anijes që po mbytet, përfundon postimi i Arbërit./mediafokus.info



 
 
						 
						