Analizë: Frutat mund të shpëtojnë 4.9 milionë jetë njerëzish

Nutricistja Diola Dosti Baftiu ka publikuar rezultatet e një analize rreth shkaqeve të vdekjes, e cila është financuar nga Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates, ku identifikohen shkaktarët e vdekjes së parakohshme, të cilët kanë lidhje me të ushqyerit e gabuar.

Ajo i referohet mjekut, dr Greger, i cili pas kësaj meta-analize, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Ky është postimi që nutricistja Diola Dosti Baftiu ka bërë në profilin e saj:

Meta-analiza më e madhe, krahasuese dhe sistemike e shkaqeve të vdekjes, u publikua në Lancet, revistën kryesuese në fushën e Mjekësisë.

Kjo meta-analizë u financua nga Bill dhe Melinda Gates Foundation me 500 studiues, nga më shumë se 300 institute në 55 shtete dhe me ekzaminime me mbi 100.000 të dhëna.

Rezultati na lejon të pyesim: “Sa jetë njerëzish mund të shpëtohen në botë nëse nuk do pinë pije të gatshme (që përmbajnë kryesisht ujë të gazuar, sheqer dhe aromatizues artificial)?

Përgjigja është: 299.521 njerëz!

Po të konsumohen më shumë drithërat e plota, shpëtojnë 1.7 milion jetë njerëzish në botë.

Po të konsumohen më shumë perime, shpëtohen 1.8 milion njerëz.

Po të konsumohen më shumë arra dhe fara, shpëtohen 2.5 milionë jetë njerëzish.

Po të konsumohen më shumë fruta, mund të shpëtohen 4.9 milionë jetë njerëzish. /Dr. Greger/