Angazhohet helikopter privat për tërheqjen e trupit të kosovarit nga gremina në Valbonë
Sipas raportimeve, ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë intervenimi, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë.
Njësitet që intervenuan nuk arritën të depërtonin në atë zonë të thepisur malore, çka detyroi angazhimin e një helikopteri privat për të realizuar operacionin.
Për lokalizimin dhe tërheqjen e trupit të mërgimtarit, u angazhua një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

