Anita Haradinaj i kërkon Arjeta Fejzës të tërheqë deklaratën dhe të kërkojë falje publike: Përndryshe, do të ndjek rrugët ligjore

Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinajt, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Arjeta Fejza, duke i cilësuar ato si serioze dhe cenim të dinjitetit e reputacionit të saj dhe familjes, raporton GazetaBlic.

Ajo i ka kërkuar Fejzës ta tërheqë deklaratën, të distancohet nga ajo dhe të kërkojë falje publike.

Haradinaj ka paralajmëruar se, nëse nuk ka një reagim të përshtatshëm dhe kërkimfalje, do t’u drejtohet organeve kompetente përmes rrugëve ligjore.