Apeli ia vërteton dënimin me burgim të përjetshëm ish-policit Shefki Spahiu

Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm ish-policit Shefki Spahiut, i akuzuar për vrasjen e Jetmir Aliajt, më 17 mars 2019, në një kazino në Suharekë.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

Shefki Spahiu më 24 shtator të vitit të kaluar ishte dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit, ku sipas aktakuzës Spahiu kishte qëndruar  në kazino, papritur duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën- pistoletën e markës “Glock” që ishte arma zyrtare, dhe të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Vendimi i Gjykatës së Apelit tani mund të kontestohet në Gjykatën Supreme të Kosovës.