Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

Mirjeta Durmishi, gruaja e Hysen Durmishit, ish-Ministër i Infrastrukturës, është emëruar këshilltare e Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ku e ka falënderuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Ministrin Vitia

“Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës z. Arben Vitia”, shkroi Durmishi.

Pasi që burri i saj nuk u bë Ministër në Qeverinë Kurti 3, Mirjeta e ka thumbuar e kritikuar vazhdimisht ekzekutivin e Kurtit.

 

Vështirë është me përfundu ndërtimin e rrugës, se me pre shiritin është lehtë”, kishte shkruar ajo në Facebook më 19 mars, derisa kishte shpërndarë një fotografi të Kurtit me Ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha – pasuesin e burrit të saj në Ministri – duke prerë shiritin gjatë përurimit të një rruge.