Arrestohen 13 persona me dyshimin për kontrabandën e duhanit

Sot në Prokurorinë Themelore në Prizren është përmbyllur një proces hetimor me aktakuzën përmbledhëse për 13 persona, raporton Mediafokus.info.

Rasti i referohet një procesi hetimor delikat mbi kontrabandën e duhanit duke filluar nga viti 2018.

“Hetimet e Doganës duke vepruar ne mandatin e tyre hetimor me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me duhan dhe produkte te ngjashme qe mundësojnë konsumin e duhanit ilegal, kane konstatuar se personat e dyshimte që bëjnë këtë kontrabandë kanë pasur lidhje me zyrtaret doganor, të cilët u kanë mundësuar kalimin të kufirit ne mënyrë të paligjshme”, thuhet në komunikatën për media të Doganës së Kosovës.

Si hetim i gjithmbarshëm ka përfshirë 47 persona të dyshimtë (dy nga Shqipëria), nga të cilët në proces hetimor 16 persona kanë bërë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Në grupin e aktakuzës së fundit janë 13 persona, nga të cilët 9 janë zyrtarë doganorë që kanë qenë me punë në pikë kalimin kufitar të Vermicës, prej tyre 4 zyrtarë kanë qenë të arrestuar gjatë procesit hetimor. Të gjithë këta zyrtarë tanimë janë të suspenduar dhe vijon edhe procesi disiplinor për të trajtuar të gjitha provat në dispozicion.

Provat përkrahin dyshimin për 80.000 mijë kilogram duhan të kontrabanduar, me dëm potencial ndaj buxhetit mbi 3 milion euro. Gjatë këtij hetimi ka ndihmuar edhe policia me përkrahje teknike ne këtë hetim, për çka jemi mirënjohës.