Shamia ‘ia ha kokën’ drejtorit të Arsimit në Mitrovicë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri e ka liruar nga detyra drejtorin e Arsimit, Ismet Ferizi, për një deklarim të cilin e ka quajtur skandaloz.

Sipas Bahtirit, dtejtori Ferizi në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

“Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, e kam liruar nga detyra për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”.

Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë:

Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, e kam liruar nga detyra për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”. Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi.

Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi.

Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës.

Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune.

Suksese drejtorëve të rinj të shkollave në punën e tyre.