Arrestohet edhe një dyshuar tjetër në rastin e patentë shoferëve

I dyshuari Naim Demolli, i cili nuk u gjet në shtëpi ditën e aksionit ka rënë në prangat e Policisë të enjten.

Ndaj tij, të njëjtat burime thonë se është lëshuar urdhri për ndalim policor dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për paraburgim.

Personat e arrestuar për përfshirje në këtë rast dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘keqpërdorimi i detyrës zyrtare’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘marrja e ryshfetit në sektorin privat’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’.

Personat e dyshuar, gjashtë prej tyre, janë nga departamenti i patentë shoferëve, Ministria e Infrastrukturës, ndërsa tre të tjerë, janë pronarë të autoshkollave. /Sinjali