Arrestohet gjilanasi për pengim të zyrtarëve policorë
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin nga Gjilani i cili ka penguar në punë dy zyrtarë policorë.
Njoftimi i plotë i policisë:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Rr. Adem Jashari, Gjilan 16.10.2022-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka penguar dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

