Gjilan: I dyshuari në përpjekje për të ikur, tenton t’i godasë me veturë zyrtarët policorë

Policia ka njoftuar se dje në Gjilan, i dyshuari në përpjekje për të ikur, tenton t’i godasë me veturë zyrtarë policorë.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

Njoftimi i plotë i policisë në raportin 24 orësh:

VRASJE NË TENTATIVË

Gjilan 01.06.2023-23:00. Njësiti policorë duke tentuar ta ndalojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar ti godas me automjet zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore.