Shoferi i Golf 2 i zë tri parkingje
Një shofer i veturës Golf 2 i ka habitur banorët e lagjes Iliria në Gjilan me mënyrën si është parkuar.
Duket se kjo është bërë më shumë qëllimisht se sa nga mosdija, sepse edhe një shoferi fillestar do t’i mjaftonin dy hapësira për t’u parkuar.
Në këtë rast, Golf 2 i ka zënë tri hapësira dhe pikërisht në një lagje ku nevojat për parkingje janë jashtëzakonisht të mëdha.
Vetura është larguar më vonë nga parkimi, por ky ‘kapadaillëk’ nuk duhet të tolerohet pa gjobë nga policia. /Mediafokus.info