Policia italiane raporton se personi me inicialet A.K. është 33-vjeçari shqiptar i vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme, jashtë një lokali në Calcinato, përcjell albinfo.ch.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi afër Breshias.

Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Policia vendase ka ndaluar P.G., 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, si të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit. (foto ilustrim)