Arrestohet në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën dy elektroshok në valixhe
Një shtetas i huaj është arrestuar në aeroportin e Prishtinës, pasi i janë gjetur dy elektroshok në valixhe.
Policia bën të ditur se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari, 15.08.2021 – 11:30. Në aeroport në shkuarje gjatë kontrollës së një valixheje pronë e të dyshuarit mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar dy elektroshok. Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, thuhet ne njoftimin e policise.

