Arrestohet një person për “armëmbajtje pa leje” në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ka arrestuar sot një person të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”. 

Me datë 03.06.2021, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e stacionit policor në Gjilan (NJHK) në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr një operacion bastisje-kontrolli në fshatin Kufcë e Epërme (Novobërdë), lidhur me një rast të mëhershëm (në kërkim të disa dëshmive) dhe gjatë bastisjes në shtëpinë dhe në objektet ndihmëse (hambarë) të të dyshuarit, mashkull kosovar (1967) janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale:

  • një pushkë automatike me 5 karikatorë
  • 184 fishekë të kalibrit 7.62 mm
  • një pistoletë TT, me 10 fishekë
  • dy karikatorë (cal. 7.62)

Me urdhër të Prokurorisë, kompetente i dyshuari  dërgohet  për 48 orë në mbajtje, për procedura të mëtejme hetimore, thjuhet ne njoftim.