Arrestohet një polic, qëlloi dy kolegët e tij nga pakujdesia

Një polic patrulle është arrestuar, pasi plagosi dy kolegë të tij. Po ashtu janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.  

Besohet se patrulla me tre policë kanë tentuar që të ndalojë të rinjtë që udhëtonin me makinën e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme dhe kishin kryer kundërvajtje.

Në momentin që kanë kaluar policinë, ata nuk kanë ndaluar. Në këtë kohë patrulla është vënë në ndjekje të tyre duke mundur t’i ndalojë në qendër të Mamurrasit. Të rinjtë kanë hapur krahun dhe kanë ndaluar, më pas është afruar edhe patrulla e policisë. Brenda makinës kanë qenë dy persona, por sapo kanë parë që janë ndaluar nga policia, rreth 5-6 persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve, raporton panorama.com

Në këtë moment Nikollë Vorfi ka dalë nga makina dhe ka qëlluar ndaj efektivëve të Policisë, duke goditur njërin prej tyre me sende të forta. Pas kësaj, një nga efektivët e Policisë, i identifikuar si David Magani, ka hapur zjarr duke e plagosur në këmbë, por të plagosur kanë mbetur edhe dy kolegët e tij.

Fillimisht u tha se policët kanë qenë në patrullim në qendër të qytetit dhe kanë tentuar të ndalojnë makinën e autorëve për verifikim. Këta të fundit paraprakisht u deklarua se nuk i ishin bindur urdhrit për kontroll duke mos ndaluar. Burimet tregonin se policët që u bënë thirrje i kanë ndjekur dhe pas konfliktit fizik u raportua se ngjarja kishte degraduar në përdorimin e armëve.

“Autorët që qëlluan policët u shoqëruan mëngjesin e djeshëm në Polici dhe më pas u liruan. Mëngjesin e djeshëm u shoqëruan 3 vëllezërit Gentian e Besmir Fufi (Gjoni) dhe Rudolf Fufi. Më pas, rreth orës 14:00, u përplasën me policët. I përfshirë në këtë ngjarje është edhe Nikoll Fufi (Vorfi), i cili mbeti i plagosur nga përplasja”, tha dje një burim nga vendi i ngjarjes, vetëm pak momente pasi kishte ndodhur përplasja.