Policia e Budvës mbrëmë ka arrestuar shtetasen serbe me inicialet M.D. 21-vjeçe, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje të shtetasit turk me inicialet H.B. 31-vjeçar, njoftoi Drejtoria e Policisë së MPB-së së Malit të Zi, raporton N1.
Në njoftim thuhet se dje rreth orës 10:00, në rrugën “Kanjosha Macedonovica”, në ambientet e një shtëpie, pas një konflikti verbal që kaloi në një konflikt fizik mes M.D. e nënës së saj dhe H.B, e dyshuara M.D. ka goditur me thikë H.B.