Arrestohet për armëmbajtje një person në Viti

Policia në Viti pas marrjes se informatave përmes rrugëve operacionale se personi i dyshuar shtetas kosovar, shqiptar I.D. (1989) posedon armë zjarri, të njëjtin e ka arrestuar.

Gjate intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë siguruar prova të mjaftueshme se i njëjti posedon një armë zjarri.

Njësia e Hetimeve kanë shkuar te shtëpia e tij ku në një objekt përcjellës të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi jugosllav, me një karikator dhe një palë dylbi.

Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan, thuhet në njoftimin e policisë.