Arrestohet për pengim të gjyqtarit
Një qytetar në Gllogoc është arrestuar për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë
Gllogoc 21.06.2022 – 11:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka penguar gjyqtarin dhe stafin e tij gjatë kryerjes së një seance lidhur me një kontest civil. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

