Arrestohet personi i tretë për rastin e vrasjes së Liridona Murselit
Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.
Express nga burimet merr vesh se ai është arrestuar sot në Prishtinë.
Ndërkaq gjatë ditës, lidhur me këtë rast është arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.
Sipas raportimeve, Murseli pagoi 30 mijë euro për Plavën që ta vrasë Liridonën.
Liridona Murseli u vra të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.
Ndërkohë Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrëstuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.