Detaje tronditëse: Naim Murseli gjysmën e parave i dha kapar, gjysmën tjetër një ditë pas vrasjes

Paparaci.com ka marrë vesh se 30 mijë euro janë paguar nga Naim Murseli te Granit Plava për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së porositësit. Kështu, 15 mijë euro Murseli i kishte dhënë kapar, ndërsa pjesën tjetër prej 15 mijë eurove e kishte ruajtur për pas aktit, që të sigurohet se “puna” do të kryhet nga ekzekutorët.

Naim Murseli para pak orësh ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij, vetëm pak orë pasi i dyshuari kryesor që mbante rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje tragjike, Granit Plava pranoi se kishte marrë para në këmbim të krimit.

Gjithashtu, vlen të theksohet se lidhur me rastin është arrestuar edhe Kushtrim Kokalla, i cili ka lidhje familjare me Naim Murselin, më konkretisht nip e dajë.

Ky i fundit është arrestuar në Prishtinë disa orë pas arrestimeve të para të kryera nga policia e Kosovës. /Paparaci.com/