Arrestohet personi që falsifikoi dokumente për ta shitur një tokë
Eshtë arrestuar një person në Suharekë, pasi dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë në vlerë 98 mijë euro.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti po hetohet si “mashtrim”.
“Suharekë 02.07.2021-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai së bashku me dy persona tjerë kanë falsifikuar dokumente për ta shitur një parcelë toke në vlerë 98.000 € një qytetari nga komuna e Suharekës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

