Arrestohet personi që shau policët
Është arrestuar njê person ne Prishtime pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme.
Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht.
Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

