Arta dhe Ava flasin shqip në televizionin gjerman ZDF

Dy shqiptare në televizionin e Gjermanisë “ZDF”, flasin shqip. Ato janë gazetarja Arta Ramadani dhe Ava Max.

Shqiptarët në botë po tregojnë një kulturë të suksesshme pune në të gjitha aspektet. Pjesë e këtij numri pa dyshim është edhe Arta Ramadani që, përveç gazetarisë, shquhet edhe si autore librash.

Arta Ramadani, gazetarja dhe reporterja e parë shqiptare nga Kosova në televizionin publik gjerman ZDF, tashmë është edhe autore dhe redaktore e emisionit “Volle Kanne” në ZDF, shkruan albinfo.ch

Ajo, së fundmi, kishte të ftuar një super yll shqiptar, me famë botërore, Ava Max.

E veçanta e kësaj interviste ishte se të dy shqiptaret kanë folur shqip për ZDF Volle Kanne, transmeton albinfo.ch.

Ava Max gjatë kësaj interviste me gazetaren Arta Ramadani i është kërkuar që të flasë në gjuhën shqipe.

“Si jeni të gjithë? Unë jam Amanda apo Ava Max”, thotë këngëtarja gjatë kësaj interviste.

Shqiptarja gjithashtu merr komente në gjuhën shqipe nga gazetarja Arta Ramadani.

Për më shumë, videon e plotë: