Dënohet me 27 vite burg një gazetar turk me origjinë shqiptare

Gazetari turk Can Dündar, i cili jeton në Gjermani, është dënuar me më shumë se 27 vjet heqje lirie nga një gjykatë turke.

Gjykata akuzoi gazetarin për marrjen e sekreteve shtetërore për qëllime spiunazhi. Gjykatësi Akın Gürlek gjithashtu e dënoi atë për mbështetjen e terrorizmit, përcjellë express.

Gazetari 59-vjeçar ka jetuar në Gjermani që nga fundi i verës 2016 dhe disa gjyqe janë duke u zhvilluar kundër tij në Turqi.

Sidoqoftë, Gjermania nuk ka gjasa të ekstradojë ish-kryeredaktorin e gazetës së përditshme turke Cumhuriyet.

Gazetari me origjinë shqiptare ka që nga viti 2016 që jeton në azil në shtetin gjerman.

Vendimi më i fundit u nxit nga një raport në Cumhuriyet nga 2015, kur Dündar ishte kryeredaktor.

Në maj të vitit 2015, botimi anti-qeveritar kishte raportuar për shpërndarje të fshehta të armëve nga shërbimi i inteligjencës turke për grupet rebele siriane.