Artisti shqiptar tregon surprizën, vajza japoneze më foli shqip

Në emisionin te “Rudina” ishin të ftuar kompozitori Genc Tukiçi dhe vajza e tij, Nadia. Babë e bijë konkurrojnë këtë edicion në “Festivalin e Këngës” me këngën “Ju flet Tirana”.

Për Nadian është hera e parë që ngjitet në një skenë, pasi ka kënduar vetëm në kor.

Nadia, 18-vjeçe është vajza e Gencit nga martesa me një shtetase japoneze. Ajo është aktualisht qytetare e tre shteteve. Ka lindur në Paris, është japoneze nga e ëma dhe shqiptare nga i ati. I mban të tri pasaportat. Bukuroshja flet 6 gjuhë të huaja.

Nadia thotë se mua më kujtohet që në fillim nuk kam folur shqip menjëherë. Kur babi ka ikur për një koncert, por ka ikur shumë gjatë, më ka munguar shumë dhe në Paris isha duke menduar, çfarë do t’i bëj babit si dhuratë kur të vij në Paris.

Mendova që t’i flas shqip dhe që atëherë…

Genc Tukiçi ndërkaq shton se është një nga dhuratat më të bukura që kam pasur në jetën time.

Unë isha gati një muaj në turne. Nadia ishte 5 vjeç e gjysmë dhe para se të ikja, unë i flisja shqip dhe ajo më përgjigjej në frëngjisht.

Kur u ktheva, ajo më foli shqip. Ishte një suprizë e jashtëzakonshme dhe që nga ai moment ne nuk kemi pushuar së foluri shqip./MediaFokus/