As kafe nuk mundesh me pi nga shtatori pa Covid-pasaportë

Franca e ka shpall obligim kombëtar vaksinimin e personelit mjekësor kundër virusit Covid-19, deri më 15 shtator.

“Nëse nuk reagojmë që sot, numri i rasteve do të vijojë të rritet shpejt, gjë që do të sjellë shtimin e hospitalizimeve nga muaji gusht”, ka thënë presidenti Macron.

Masë tjetër është pasaporta e imunitetit e cila që nga gushti do të jetë e nevojshme për të hyrë në restorante, qendra tregtare, kafene, trena, avionë etj.

Që nga 21 korriku, pasaporta shëndetësore do të përdoret për të hyrë në vendet kulturore ku mblidhen më shumë se 50 persona.

Më tej, Macron përsëriti thirrjen drejtuar popullit francez që të vaksinohet sa më shpejt për të ulur mundësinë e një vale të katërt që është e lidhur me variantin Delta.

“Vaksinimi është rruga e vetme për t’u kthyer në normalitet”, përfundoi Macron.