As Kamenica s’i bindet qeverisë, e shpall pushim ditën e hënë
Komuna e Kamenicës ka vendosur të mos i bindet qeverisë sa i përket pushimit për festa.
Kryetari Qëndron Kastrati ka marr vendim që e hëna (30 nëntor 2020) të jetë ditë pushimi në të gjitha institucionet e Kamenicës.
Vendimi i referohet festës së 28 Nëntorit, që sipas praktikës së deritashme, kur ndodhë të biejnë në ditë pushimi, ato shtyhen për një ditë pune.
Në kalendarin vjetor të festave zyrtare në Kosovë, 28 Nëntori nuk figuron, por i është lënë mundësia qeverisë ta bëjë këtë për çdo vit.

