Assad dhe familja kanë mbërritur në Moskë, Rusia u ka dhënë atyre azil

Ish-presidenti sirian Bashar al-Assad ndodhet në Moskë dhe ka marrë azil në Rusi, tha një burim i Kremlinit për TASS.

“Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë, bazuar në konsiderata humanitare, u dhanë atyre azil”, tha bashkëbiseduesi i agjencisë.

Moska e konsideron të nevojshme rifillimin e negociatave për zgjidhjen e situatës në Siri nën kujdesin e OKB-së.

Disa media raportuan më herët se Assad dhe familja e tij u larguan nga Damasku me një avion ushtarak dhe tani janë në një vend të panjohur.