Gjermania ka nevojë për punëtorë të huaj në shëndetësi e ndërtimtari
Gjermania ka nevojë për një numër të konsiderueshëm të punëtorëve të huaj. Mbi 50 për qind e ndërmarrjeve në shtetin gjerman kanë shprehur interesim për punëtorë të rinj.
Gjermania, pavarësisht mbylljes së një numri të madh të bizneseve, shkaku i pandemisë, ka nevojë për fuqi punëtore në shumë ndërmarrje gjatë vitit 2021.
Një sondazh me përfaqësusesit e ndërmarrjeve në Gjermani tregoi se 54 për qind prej tyre do të kenë nevojë për punëtorët e huaj.
Gjermania ka mungesë të punëtorëve vendës në sektorin e shëndetësisë dhe të ndërtimtarisë.