ATK tejkalon planin e të hyrave për muajin janar, mbledh 4 milion euro më shumë

Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëritë e planifikuara, raporton Mediafokus.info.

Në një njoftim për media të ATK’së, bëhet e ditur se për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë.

“Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ATK’së.

ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktoj objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim.