Avdi Pireva merr mbështetje të fuqishme në lagjen e fëmijërisë së tij

Avdi Pireva, kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nga lista e LDK-së, është rikthyer në lagjen ku është rritur për të kërkuar mbështetje. 

“Edhe lagjet ku u rrita, jam zhvilluar si nxënës, sportist e afarist i suksesshëm në Gjilan, në Kodrën e Dëshmorëve dhe në rrugën e Prishtinës, po më përkrahin parreshtur e më të përkushtuar se kurrë.

Më premtuan se çdo vote që do të shkojë për LDK-në do të jenë votë edhe për Avdi Pirevën 68.

I falenderova e ju gëzova punës së tyre, e premtimeve për përkrahje e votë per nr. 68, sepse ulësja në Parlament pa votat e “Mahallës tem” nuk do të ishte e kënaqshme për mua!”, ka shkruar Pireva.