Shurdhani përshëndet punën për adaptimin e trotuareve për personat me aftësi të kufizuar

Menaxheri i Hendikosit në Gjilan, Fatmir Shurdhani, ka mirëpritur punimet për adaptimin e trotuareve në qytetin e Gjilanit, për nevojat e personave me aftësi të kufizuar.

“Ky është një sinjal i fortë e që na bënë me besue se gradualisht komuna e Gjilanit do t`i përmbush të gjitha rekomandimet e dala nga komiteti per personat me aftësi të kufizuar”, ka shkruar Shurdhani në profilin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Komuna e Gjilanit ka fillue të përmbush një kërkesë të kahershme të Handikosit, eleminimin e barrierave në trotuare. Përveç Handikosit, një punë të madhe ka bërë edhe komiteti ndersektorial për personat me aftesi te kufizuara, i cili ka dalë me disa rekomandime vitet që i lamë pas. Ne mes tjerave rekomandim ka qene edhe eleminimi i barrierave dhe futja ne funksion e trotuareve per personat me aftesi te kufizuar. Ky eshte nje sinjal i forte e qe na bene me besue se gradualisht komuna e Gjilanit do t`i permbush te gjidha rekomandimet e komitetit per personat me aftesi te kufizuar.