Avokati i Rexhep Selimit kërkon liri me kusht për klientin e tij

Avokati i Rexhep Selimit ka kërkuar lirimin e klientit të tij nga paraburgimi në Hagë, duke garantuar se ai nuk do të arratiset dhe nuk do të ndikojë në dëshmitarë.

“Ne do të bëjmë kërkesë për lirimin me kusht… Duam të theksojmë se mbajtja në paraburgim mund të bëhet vetëm në situata specifike”, tha avokati.

Ai rikujtoi gjykatësin te procedurës paraprake se Selimi ka bashkëpunuar me Tribunalin Special, ndonëse mendon se kjo gjykatë është e padrejtë.

“Ai ka bashkëpunuar.. Ai u dorëzua vetë. Këto janë indikacione se nuk ekziston rreziku i arratisjes”, ka thënë avokati.

Ndërkaq, Rexhep Selimi, në paraqitjen e parë para gjyqtarit, është deklaruar i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.