“Azem Bejta” i Gjilanit

Azem Korça, i njohur nëpër Kosovë si Azem Bejta i Gjilanit, nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit.

Ka kontribuar shumë, gjithandej që fronti i rezistencës së armatosur të jetë sa më i fuqishëm.

Nuk është ndalur kurrë për të dërguar pajisje të ndryshme ushtarake dhe gjera ushqimore për luftëtarët e UÇK-së.

Aq shumë e adhuronte uniformën, sa çmendej pas saj.

Ai i deshi njësoj liderët shqiptarë, Rugovën, Thaçin, Haradinajn dhe gjithë të tjerët që në çfarëdo mënyre luftuan për lirinë e këtij populli.

Me secilin e bashkonte dëshira për të ndihmuar luftën dhe lirinë e vendit.

Materialisht qëndronte mirë dhe të mirat që i kishte për vete, dëshironte t`i ndante me shokët.

Ishte i gatshëm për sakrifica edhe më të mëdha, pavarësisht se disa gjera ia kufizonte mosha e shtyrë.

Duke e njohur mirë kontributin e tij gjatë luftës, Drenica e respektoi shumë bacën Azem, pas luftës.

E ftonin në çdo manifestim. Pritej e nderohej më shumë se një ministër. Nderohej si një hero.

Vdiq i lumtur që trupi i tij do të prehet në tokën e lirë të Kosovës. Kjo ishte ëndrra e tij/Mediafokus.info/