Aziz Salihu nuk ka vdekur, reagon Monika: Ju mbuloftë turpi!
Monika Salihu ka reaguar ndaj lajmit për vdekjen e Aziz Salihut, duke e cilësuar lajm i rremë.
Me anë të një postimi në Instastory, vajza e tij, Monika Salihu, reagoi ashpër ndaj lajmit të rremë:
“Ishalla po ja zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër se nuk ka vdek. Ju mbuloft Zoti me turp çka me thonë tjetër,” shkroi ajo.

