Baba nuk e njohu fëmijën pas aksidentit

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka folur për gjendjen e të lënduarve në aksidentin e rëndë në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 qytetarë të Kosovës, të cilët po vinin për pushime në vendlindje nga Frangfurti i Gjermanisë.

Në një lidhje direkte në emisionin #gjesi në T7, Ermina Lekaj ka thënë se është duke qëndruar me disa familjar të personave që u aksidentuan dje.

“Jam me disa familjar, op nuk e kam pa të arsyeshme që unë të ju tregoj që anëtarët e familjes së tyre e kanë humbur jetën, jam munduar që t’i drejtoj të vjen dikush ta shikojnë si është situatë”, shtoi ajo.

Ajo ka thënë se njëri nga prindërit që po kërkonte fëmijën e tij, nuk ka mundur as ta njeh për shkak se ishte në gjendje të rëndë.

“Sipas të dhënave që kam pas, një baba nuk ka mundur që ta njeh fëmijën e vet në gjendje si e ka pa, drejtpërdrejtë kam fol me babanë e saj, është shumë e dhimbshme nuk kam fjale se si ta përshkruaj”, thotë ajo.

Ajo ka falënderuar qeverinë kroate për ndihmën që ka ofruar.