Babai fal përdhunuesin dhe vrasësin e vajzës së tij 9-vjeçare

Babai i një vajze të vogël që u përdhunua dhe u vra nga një pedofil i ka thënë vrasësit të saj se e ka falur.

Jerome Williams përjetoi ngjarjen më të trishtë të jetës së tij, pasi vajza e tij Felecia, nëntë vjeç, u rrëmbye nga një burrë që ai e njihte dhe u vra.

Felecia ishte lënë në kujdesin e fqinjës të nënës së saj Eboni Wiley në maj 2014, shkruan abcnews.al.

Por ajo u abuzua seksualisht dhe u vra nga i dashuri i Wiley, Granville Ritchie, kur ajo i la ata vetëm para se të dilte për të blerë marihuanë.

Më pas Ritchie e futi trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në portin Tampa, Florida dhe eshtrat e saj u gjetën tre muaj më vonë.

Mirëpo, babai i saj Williams ka shokuar me deklaratën e tij në gjykatë, ku ka deklaruar se e fal, ndërsa e quan edhe vëlla.

“Unë nuk jam si të gjithë, vëlla. Unë nuk kam asnjë dëshirë të keqe kundër teje. Udhëtimi që ke marrë përpara do të kesh nevojë për Perëndinë. Unë të fal.

Të fal, vëlla, aq është i fortë Zoti im. Unë vij këtu dhe buzëqesh pa asnjë dëshirë të keqe. Ti je vëllai im. Ke bërë një gabim. Ke kohë për të bërë mirë me Zotin”, ka deklaruar ai.

Ritchie i tha policisë se ai i kishte dhënë para për të shkuar dhe për të blerë ëmbëlsira dhe se ajo nuk ishte kthyer më.

Granville Ritchie, 41 vjeç, mori dënimin me vdekje të premten, gati një vit pasi u shpall fajtor për vrasjen.

Por nëna e vajzës së vrarë, Felecia Demerson, nuk ka shprehur falje të tillë për vrasësin e vajzës së saj.