Babai i kërcënon me vrasje dy çikat e tij

Dy motra në Prishtinë kanë raportuar në polici se janë kanosur me vrasje nga babai i tyre. Rrethanat se si ak ndodhur kërcënimi nuk dihen, por policia po e heton rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:  

Prishtinë, 23.05.2021 – 09:30. Dy viktima femra kosovare kanë raportuar se babai i tyre mashkull kosovar ka kanosur ato me vrasje. Njësitë policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë.