Vet-aksident në Kamenicë, vetura godet shtyllën elektrike, lëndohet ngasësi

Në Domarovc të Kamenicës ka ndodhur dje një vet-aksident, ku i përfshirë ka qenë një automjet civil me drejtues mashkull  shtetas i Serbisë, i cili nga pakujdesia duke mos e përshtatur  shpejtësinë  e automjetit,  humb kontrollin dhe del jashtë rrugës duke  e  goditur  një  shtyllë  elektrike.

Si  pasojë e aksidentit,  për veç dëmeve materiale, i lënduari  pas  marrjes  së  ndihmës  mjekësore  në  Gjilan, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor.