Babai kërkon ta përqafojë në gjyq të birin që tentoi ta vriste
Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit, ku po mbahej seanca për një rast të tentim-vrasjes, ku i dyshuari ishte djali i viktimës.
Në fund të seancës, babai ka kërkuar ta përqafoj djalin e tij.
Gjatë adresimit para trupit gjykues, Sadiku ka deklaruar se në momentin e kryerjes së veprës nuk ka qenë në vetëdije. Ai ka thënë gjithashtu se është pajtuar me të atin.
I pyetur nëse kërkon dënimin apo lirimin e të birit, babai ka kërkuar që Sadiku të mos mbahet në burg, por t’i mundësohet rehabilitimi.
Rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur në Prizren, për të cilën Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur Sadikun fajtor dhe i kishte shqiptuar katër vjet burgim. Ky aktgjykim tashmë është objekt shqyrtimi në shkallën e dytë./Sinjali

