Mbrëmjen e 2 nëntorit, dy të rinj Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç, kishin humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik në Gojbulë të Vushtrrisë.

E vetëm tre muaj më vonë është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçe babai i Malsorit, Muharrem Pllana.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

I ndjeri do të varroset nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Dolak.

muharremi