Ndahet nga jeta Milaim Korbaj, ish-inspektor i Administratës Tatimore në Gjilan

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, Milaim Korbaj, ekonomist, ish-inspektor i Administratës Tatimore në Gjilan.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e tij.

Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq, kolegë e dashamirë ju njoftojmë se sot me datë 24.01.2023 ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, dhe gjyshi jonë MILAIM KORBAJ

Varrimi do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Bujnovc.

Të pikëlluar familja KORBAJ!

Milaim Korbaj ishte një qytetar dhe profesionist i respektuar në Gjilan. /Mediafokus.info