Bagëtitë u kthyen vetëm në shtëpi, bariu gjendet i vdekur në një greminë

Është gjetur i pajetë bariu Taqi Bërxulla, i cili një ditë më parë u denoncua nga familjarët i humbur.

Burime nga policia bëjnë me dije se ai kishte rënë në një greminë pranë vendit ku kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Familjarët bënë denoncim dje në Komisariatin e Policisë Sarandë.

69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa çobanin e tyre.

Të shqetësuar, familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë bariun por asnjëri prej tyre nuk kishte informacion për të. /abcnews.al/foto ilustrim/